
Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeminsitrit Sali Berisha ra në prangat e policisë mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, lidhur me çështjen e privatizimit të klubit “Partizani”.
Kjo çështje është paditur edhe më herët në SPAK, ku Malltezi ka dhënë në media shpjegime lidhur me akuzat për përfitim të paligjshëm të pronave të ish klubit Partizani.
Përfitues nga kthimi i kësaj prone jan rreth 20 familje të njohura tiranase. Kthimi i pronës u bë në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet.
Hetimi në lidhje me kthimin e pronave tek ish klubi Partizani ka nisur në vitin 2020, ndërsa procedurat e privatizimit nisën në vitin 2008 dhe përfunduan në vitin 2012. Hetimi nisi pas një padie që u bë në SPAK nga Taulant Balla.
Jamarbër Malltezi u arrestua mbrëmjen e djeshme në aeroportin e “Rinasit”, pasi akuzohet për privatsimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Mbi të rëndojnë akuzat e “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish klubit sportiv partizani.
Ndërkohë, SPAK ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për biznesmenin Fatmir Bektashi, i cili ka shfrytëzuar territoret sportive për të ndërtuar dhe i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi. “Detyrim paraqitje” u vendos edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha