Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pronari i hoteleve në Vlorë gjest human, vë në dispozicion të gjitha ambientet akomoduese për të prekurit e tërmetit

Shkruar nga Newsbomb
Vasil Bedinaj

Vasil Bedinaj, pronari i “Regina Group” ka vënë në dispozicion të gjithë njësitë akomoduese të hotelerisë për personat e prekur nga tërmetet.

Bedinaj i bën thirrje edhe biznesmenëve të tjerë të solidarizohen me bashkëkombasit dhe ta kalojmë së bashku këtë moment të vështirë, duke ndihmuar njëri-tjetrin.

“Miq, në këto orë të vështira për Shqipërinë duam t’ju gjendemi pranë bashkëqytetarëve të prekur. Regina Group nga ky moment vë në dispozicion rrjetin e hoteleve të saj, për akomodim të familjeve të prekura. Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel vihen në dispozicion të shtabit të energjencave. Vlora fatmirësisht është një vend i sigurt për akomodim në këtë moment. Ftoj bizneset e qytetit të solidarizohen, vendi po kalon momente të vështira. Lutemi për Shqipërinë e solidarizohemi me dhimbjen e vëllezërve e motrave që luftuan për jetën, ata që ende luftojnë apo ata që humbën përballjen me natyrën”, shkruan Bedinaj në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.