Janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi u kapën duke vendosur baste sportive me celular pa leje. Një nga të arrestuarit është pronar i lokalit, 61 vjeç ndërsa tjetri kamarier, 31 vjeç i punësuar më mënyrë të paligjshme.
Policia ka zbuluar se dhe një person i tretë është shpallur në kërkim pasi rezulton se ishte ai që organizonte bastet sportive në ambientet e lokalit.
Njoftimi i plotë i policië:
Vijon operacioni i koduar "Sundimi i ligjit", për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
U kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas.
Njëri prej tyre pronar i lokalit, ndërsa tjetri kamarier i punësuar më mënyrë të paligjshme.
Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër (i punësuar më parë në këtë lokal), pasi rezultoi se organizonte baste sportive në ambientet e lokalit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të kontrolleve në zbatim të planit operacional për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, bazuar në inteligjencën informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, në lokal.
Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin", shtetasit:
- K., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në flagrancë në lokalin e tij në lagjen "Kala", duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit;
- P., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në këtë lokal duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi D. P. punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.
Gjithashtu, rezultoi se shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Elbasan, i punësuar më parë në këtë lokal,
organizon baste sportive në ambientet e lokalit. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.