Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Pronarët e lokaleve në Lungomare thirrje Ramës: Hajde menaxho bizneset tona, do të japim dyfishin e pagës që ke si Kryeministër (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pronarët e bizneseve në Vlorë janë ngritur në protestë sot, dhe kanë lajmëruar se nga dita e hënë do të bllokojnë totalisht aktivitetin, shkruan newsbomb.al. Kjo masë drastike sipas tyre, do të merret nëse Qeveria nuk ndryshon orën policore për mbylljen e tyre.

“Jemi të vendosur se nëse kryeministri nuk ndryshon orarin e mbylljes së aktivitetit përgjatë Lungomare, ne në të gjithë Vlorën do të krijojmë një mbyllje totale, duke filluar nga e hëna. Domethënë në Vlorë do të ketë një shotdoëntotal”, ka një prej pronarëve të bizneseve.

Më tej, ai me ironi ka thënë se biznesmenët vlonjatë e kanë menduar gjatë dhe i kanë ofruar Ramës që t’i menaxhojë ai lokalet e tyre. Madje, do t’i japin dhe dyfishin e pagës.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit dhe e kemi menduar gjatë këtë pjesë. Ne zoti kryeministër kemi besim se do vish të na menaxhosh lokalet dhe do të japim dyfishin e pagës që ke si Kryeministër. Me gjithë bujarinë që ka një vlonjat dhe të gjithë vlonjatët së bashku. E kemi vendosur, e kemi menduar mirë.

Do t’i kalojmë menaxherët tanë kamarier dhe lekët që do të kursejmë nga kjo manovër do t’ja japim kryeministrit.  Do japim dysfishin e pagës që merr si Kryeministër me besim të plotë që ai nuk na vjedh dhe nuk na çon drejt falimentimit”, u shpreh pronari i një lokali.

Më shumë

spot_img
spot_img