Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Pronarët e lokaleve në Kamëz protestë para Ministrisë së Shëndetësisë: Na lejoni të bëjmë dasma! Do falimentojmë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pronarët e lokaleve të dasmave në zonën e Kamzës këtë të premte kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkojnë zgjatje të orës policore dhe lejimin e zhvillimit të ceremonive të dasmave në bizneset e tyre.

Sipas tyre, në qytete të tjera dasmat po zhvillohen normalisht, ndërsa në Kamëz ata janë penalizuar nga shteti. Këto biznese kërkojnë nga Ministria vlerësim të situatës dhe trajtim të njëjtë për të gjithë subjektet në të gjithë vendin.

Pronarët e indinjuar i kanë bërë thirrje qeverisë për lejimin e ceremonive martesore dhe shtyrjen e orës policore pasi po i pengon për zhvillimin e aktivitetit.

“Të gjithë restorantet po funksionojnë me kapacitet të plotë.  I bëj thirrje qeverisë që ora policore të shtyhen deri në orën 01:00. Të bëhen dasmat, Greqia, Maqedonia, Kosova i kanë hapur. Ne çfarë të bëjmë? Do falimentojmë! Në Tiranë lejohen dasmat, në Vorë, në Durrës po lejohen. Po ne çfarë jemi? Mbase ligji është më i butë andej, ndërsa te ne nuk lejohen”, tha një nga pronarët.

“Policia nuk na le të bëjmë asnjë lloj veprimi, është e ndaluar të bëhen ceremoni dasmore. Kemi shumë problem edhe me dasmorët që kanë zënë dasmat,se thonë nqs nuk na i bën dasmen ti e bëjmë vend tjetër. Jemi shumë, shumë të mërzitur nga ky lloj veprimi që është bërë enkas vetrëm për Kamzën. Këto janë dallime.

Kemi shumë probleme që vetëm shteti mund ti japë zgjidhje. Është katastrofë. Kemi pa punë 16 muaj. Durres po mbahen  ceremoni me 3000 mijë veta 4000 mijë veta,  lejohen kurse ne me 20 veta vjen policia në sekondë”, tha një tjetër pronar.

Më shumë

spot_img
spot_img