Pronarët e bizneseve në pedonalen “Kolë Idromeno” në Shkodër kanë dalë në protetsë, pasi bashkia urdhëroi lirimin e hapësirave publike.
Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje, në mënyrë që të shfrytëzojnë sërish këtë hapësirë për bizneset e tyre, pasi janë duke falimentuar.
“Unë përfaqësoj një biznes të vogël prej 6 vitesh në pedonale, kemi pasur kontratë të rregullt me bashkinë e Shkodrës, për shfrytëzimin e hapësirës publike në periudhave të caktuara. Ka 1-2 javë kohë që nuk kam qenë dakord për lirimin e hapësirave publike, por ne jemi të bllokuara dhe kërkojmë të marrim një shpjegim prej bashkisë së Shkodrës si do të operojmë për sezonin turistik. Me këtë kapacitet, as çerekun e kapacitetit që kemi punuar më përpara, është e pamundur të përballojmë shpenzimet mujore që kemi qera drita ujë, punëtorë. Aktualisht e kemi punën e kufizuar”, tha njëri prej protestuesve.