Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pronar i disa BIZNESEVE, kush është Kamer Mehja, “I FORTI” i Elbasanit në listën e arrestimeve të SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Një mega-operacion i SPAK në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Policinë e Elbasanit ka çuar në pranga disa nga emrat më të njohur të botës së krimit në vendin tonë.

Mes tyre është edhe Kamer Mehja, një emër tepër i njohur në qytetin e Elbasanit, dhe pronar i disa bizneseve. Mehja, i cili e ka ndryshuar emrin në Agron. Ai është në listën e të shumëkërkuarve

Mehja është pronar i disa bizneseve në zonën e Elbasanit, përfshi një njësi tregtare, automjete dhe pasuri të tjera të paluajtshme. Në emër të djalit të tij, Kamer (Agron) Mehja ka vendosur bar-restorant piceri “Basilico” që gjendet në lagjen “Qemal Stafa” të Elbsanit.

Ndonëse disa emra të tjerë të njohur nuk u arrit të arrestoheshin gjatë këtij operacioni, si Ervis Martinaj e Talo Çela, kreu i SPAK, Arben Kraja u shpreh se nuk bëhet fjalë për dekonspirim të operacionit, por sipas tij procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur sepse janë një numër i madh personash për të cilët kishte masa arresti.

Kamer Mehja rezulton i dënuar për “trafikim të armëve dhe municioneve”, për “plagosje të lehtë me dashje” dhe “mbajtje pa lejë të armëve të zjarit”.

Piceri Basilico, në pronësi të djalit të Kamer Mehjas

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu