Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Promovohet libri “Vaji i gurit” i autores Miranda Haxhia, Tomorr Alizoti mungon për shkak të Ramës, kryeministri njofton mungesën në momentin e fundit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është promovuar libri “Vaji i gurit” i autores Miranda Haxhia, i cili tregon fatin e inxhinierit shqiptar Riza Alizoti në 37 vitet e jetës së tij.

Në promovim pritej te vinte dhe kryeministri Rama, i cili kishte sjellë dhe regjinë qendrore e protokollin, ndërsa njoftoi mungesën në orarin e nisjes së eventit. Prezenca e njoftuar e Ramës bëri që të mungojë në promovimin e librit, nipi i Alizotit, Tomor Alizoti.

Riza Alizoti është ndër inxhinierët e parë të diplomuar shkëlqyer në Camborne të Anglisë, 1929-1932, i specializuar në Austri e që dha një kontribut të shquar në krijimin e hartave të fushave naftëmbajtëse e vajgurore në Shqipëri.

Pas vitit 1944, i pushkatojnë të atin, një figurë e rëndësishme e qeverisë pas asaj të Ismail Qemalit, e dy vjet më vonë, vetë Riza Alizoti arrestohet së bashku me grupin e deputetëve, për të cilët, pas tre muajve torturash çnjerëzore, u bë një gjyq, shembull i gjallë propagande i pushtetit të ri.

Romani është ndërtuar, bazuar mbi dosjet e gjyqit, të sekuestrimeve dhe të dëshmitarëve të kohëve të ndryshme. E tërë historia rrëfehet nga Riza Alizoti, njeriu që nuk ka as varr, ashtu si i ati i tij.

Një vend të rëndësishëm në roman zënë fatet e pasardhësve të Riza Alizotit, të destinuar të vuanin po aq, nëpër kampet e internimit.

Libri është botim i UET PRESS.

*M.Haxhia është autore e disa librave, njeri prej tyre i botuar në italisht, si dhe i dy librave për fëmijë të publikuar në disa gjuhë.

Më shumë




spot_img








spot_img