Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokurorja Elisabeta Imeraj del në konferencë: 10 policë të përfshirë në aktivitet kriminal, në burg 4 prej tyre, pezullohen 6 të tjerë (EMRI I BIZNESMENIT)

Shkruar nga Newsbomb
Elisabeta Imeraj

Prokuroria e Tiranës me përfaqësuese Elisabeta Imerajn ka dalë sot në një konferencë lidhur me operacionin e djeshëm në pikën kufitare të Qafë-Botës.

Imeraj bëri me dije se 10 policë janë përfshirë në një aktivitet kriminal dhe 4 prej tyre janë në arrest me burg ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar.

Biznesmeni  Arben Grabovari fuste ilegalisht makina nga Greqia dhe lejohej nga policët e përfshirë në trafikimin e mjeteve motorike, t’i kalonte pa dokumente. Deri tani ai kishte futur 53 makina duke shmangur detyrimet por pas hetimit të nisur që në muajin shkurt, biznesmeni Grabovari ka rënë në pranga.

"Dua të sqaroj që prokuroria e Tiranës duke marrë shkas nga autoritetet franceze dhe doganore shqiptare regjistroi procedimin për kontrabandë në ngarkim të Arben Grabovarit. Në Prill të 2019 ky person duke hyrë në Qafë Botë ka përdor një pasaportë si shtetas grek, po hetohet në arrest me burg. Gjatë hetimit rezultoi se nga 2017-2019 në prill ka hyrë 53 herë me mjete tokësore me makina të ndryshme me lejim të përkohshëm me shmangie të detyrimeve 4.5 mln lekë. Nga mjetet ka zhdoganuar vetëm 5 prej tyre. Makinat nuk janë zhdoganuar dhe janë hedhur në qarkullim duke krijuar mundësi për ti përdorur edhe për qëllime të tjera.

Në 19 raste policët kufitarë nuk kanë pasqyruar numrin e shasisë duke i bërë të paidentifkueshme duke u shënuar vetëm autoveturë. Po hetohet për identifikimin pasi makinat mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale. Arben Grabovari ka kryer zhdoganimet në pika të ndryshme, Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre Urat. Policët kufitarë e kanë lejuar të kalojë pa kryer procedurën përkatëse. Po hetohet për shpërdorim detyrë 10 punonjës policie, 4 janë në burg nga Qafë Bota, ndërsa 6 të tjerë janë pezulluar nga Kapshtica dhe Tre Urat. Ka edhe punonjës të tjerë të përfshirë që po hetohen", tha ndërkaq Prokurorja Mirela Cano. 

Operacioni është kryer nga Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me SHÇBA dhe me Drejtorinë e Doganave. 

NOFTIMI I SHÇBA:  Procedohen 10 punonjës të Policisë Kufitare, për shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, pas një hetimi disa mujor kanë dokumentuar dhe goditur një rast të shpërdorimit të detyrës ku dyshohet se janë të implikuar dhe punonjës të Policisë Kufitare.

Procedimi penal është regjistruar për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjera, më shumë se një herë” parashikuar nga neni 174/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A.G., i cili është nën masën “Arrest në burg”.

Gjatë hetimit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, janë kryer verifikimet ku ka rezultuar se vetëm ky shtetas, ka arritur të futet në territorin shqiptar me 54 automjete (relativisht të shtrenjta) për të cilat vetëm për 5 prej ka kryer zhdoganimet, për periudhën 2017–2019. Dyshohet përmes lidhjeve me punonjës në strukturat e Policisë Kufitare është kryer veprimtaria e kontrabandimit të mjeteve motorrike, kryesisht në Pikat Kufitare Qafë-Botë dhe Kapshticë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, SHÇBA në 24 orët e fundit, në bashkëpunim dhe me Policinë e Shtetit, Sarandë dhe Korçë, të mbështetur dhe nga strukturat operacionale të SHÇBA-së, ekzekutuan 10 vendimet e Gjykatës.

Kështu arrestuar 4 punonjës policie, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”:

- Inspektor Sh.G., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
- Inspektor N.L., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
- Inspektor K.Ç., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
- Inspektor Th.Gj., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë.

Gjithashtu është caktuar dhe masa e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, për punonjësit e policisë:

- Inspektor A.P., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë-Botë, Sarandë;
- Inspektor A.H., me detyrë kontrollor në P.K.K Qafë–Botë, Sarandë;
- Inspektore E.Sh., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
- Inspektore E.D., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
- Inspektore F.M., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë;
- Inspektore J.K., me detyrë kontrollore në P.K.K Kapshticë, Korçë.

Hetimet vazhdojnë në bashkëpunimin ndërinstitucional me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll