Tirana
clear sky
15.4 ° C
15.4 °
15.4 °
60 %
1.4kmh
5 %
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
28 °
Mar
29 °
Mër
29 °
E shtunë, 21 Maj, 2022
spot_img

Prokurorja e Shkodrës Esmeralda Ndoci del sot në vetting

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurorja e Shkodrës Esmeralda Ndoci do të përballet sot, më 12 maj, me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vettingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Esmeralda Ndoci përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua në Prokurorinë e Rrethit të Shkodrës, ku vazhdon ta kryejë funksionin. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2015, prokurorja Esmeralda Ndoci nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, ajo deklaron pasuri me vlerë rreth 992 mijë lekë.

Ndoci zotëron kursime në cash prej 850 mijë lekësh, një automjet me vlerë 140 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 2812 lekësh.

Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3.8 milionë lekë dhe burojnë totalisht nga paga për shkak të funksionit të prokurores.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme. /Birn

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img