Tirana
broken clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1kmh
75 %
Hën
10 °
Mar
11 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
9 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Prokurorja Armanda Xhaferri u dorëhoq kur i filloi vettingu, përjashtohet për 15 vite nga drejtësia

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur më 6 dhjetor të ndëpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren e Elbasanit, Armanda Xhaferri për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra, si dhe ti ndalojë rikthimin në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

Në vendimin e arsyetuar të KPK thuhet se procesi rivlerësimit për prokuroren Xhaferri ka filluar në qershor të vitit 2020, ndërkohë që më 28 tetor 2021 ka njoftuar për kërkesën e dorëzuar prej saj pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për heqjen dorë nga detyra. Në vijim KLP ka njoftuar se më 16 nëntor është marrë vendim për pranimin e kërkesës së dorëheqjes së Xhaferrit dhe përfundimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerësimi.

Prokurorja Armanda Xhaferri nuk e ka ankimuar vendimin e KLP-së dhe Komisioni e ka njoftuar nëse dëshiron të dëgjohet në seancë dëgjimore. Pasi subjekti ka refuzuar të dëgjohet, KPK ka ndëprerë procesin e rivlerësimit ndaj saj si dhe ka vendosur t’i ndalojë emërimin, si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. /Birn

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img