Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria urdhëron prangosjen e kryetarit të PS në Elbasan: Dhunoi rojen e shkollës

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria urdhëron prangosjen e kryetarit të PS në Elbasan:

Durim Koçi, kryetari i Partisë Socialiste në Elbasan, siç është raportuar ditët e fundit, është arrestuar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së këtij qyteti. Ai akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shkruan newsbomb.al.

40 vjeçari ka qëlluar me grushte rojen 70 vjeçar të shkollës 9 vjeçare "Qamil Guranjaku" në Elbasan.

"Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Elbasanit, për ndalimin e shtetasit në kërkim Durim Koçi, 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi më datë 14.02.2024, për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 70-vjeçar, rojë në një shkolle 9-vjeçare", thuhet në njoftim.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë dhe është bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar dhe pamjet e kamerave të sigurisë nga dhuna që Durim Koçi ushtroi ndaj rojes 70 vjeçar të shkollës.

Newsbomb.al raporton se shkak për dhunimin e rojes së moshuar është bërë fakti se ai nuk ka lejuar bashkëshorten e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan, që të futej në ambientet e brendshme të shkollës, sipas rregulloreve në fuqi.

Roja e ka njoftuar bashkëshorten e Durim Koçit se nuk mund të futej brenda rrethimit të shkollës gjatë orarit mësimor sepse ishte e ndaluar. Në këto kushte, 40 vjeçari ka shkuar vetë pranë rojës dhe pasi e ka ofenduar me fjalë, e ka qëlluar me grushte derisa i moshuari ka rënë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur dhe në sy të nxënësve të mitur, që luajnë në oborr. Pas publikimit të pamjeve filmike dhe trajtimit të rastit në media, Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar ndalimin e kryetarit të PS në Elbasan, Durim Koçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese