Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Prokuroria Speciale i kërkon PS-së databazën e saj me të dhënat e votuesve, do krahasohet me atë që ‘rrodhi’ në media

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria Speciale (SPAK) i kërkon Partisë Socialiste databazën e saj me të dhënat e votuesve. Gjithashtu, veç kësaj force politike, SPAK ka kërkuar databazat e disa institucioneve dhe atë që ka dalë në media.

Dje, prokurorët e posaçëm nisën hetimet pasi në media dolën të dhënat personale të qytetarëve, të cilët pretendohen se zotërohen nga Partia Socialiste dhe janë marrë nga institucionet shtetërore në mënyrë të pakligjshme.

Nga hetimet, pritet të dalë nëse këto të dhëna janë marrë/zotërohen nga Partia Socialiste, apo janë të tjera dhe nuk kanë lidhje me ato të institucioneve qeveritare. Pra, kemi të bëjmë me tre daatabaza të ndryshme; atë që kanë publikuar mediat, atë të PS dhe atë të e-Albanias, apo tre databazat janë të njëjta.

Numri 2 i PS Taulant Balla dy ditë më parë tha se PS ka databazën e saj të krijuar ndër vite me votuesit e PS dhe nuk ka lidhje me të dhënat e e-Albania. Portali Lapsi.al që publikoi databazën pretendon se të dhënat e qytetarëve janë marrë nga e-Albania dhe disponohen nga PS-ja.

Ndërkohë Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit (AKSHI) ka sqaruar se të dhënat e qytetarëve nuk disponohen dhe nuk përpunohen nga ky institucion, e për rrjedhojë nuk ka si t’i jenë dërguar Partisë Socialiste.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img