Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prokuroria sekuestron kamerat e sigurisë dhe kartelat e ‘Shefqet Ndroqit’, hetime për stafin spitalor që kishte lidhje me Tire Alldervishin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0b06bedd73b511125deeed8ff5d358dc

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet dhe për stafin spitalor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, pas skandalit që shpërtheu pak ditë më parë, ku një prej sanitareve i mori 8 milion lekë vajzës së një pacienteje me Covid-19.

Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit, për të parë se me cilët persona kishte komunikim me Tire Alldervishin, pasi ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja me Covid-19, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë.

Gjithashtu, organi i akuzës ka sekuestruar dhe librin e shërbimeve për të parë se si ishin të ndarë turnet, dhe cilët mjekë e infermierë kishin për detyrë të kujdeseshin për mamanë e vajzës që i dha Tires plot 8 milion lekë. Në fakt, sanitarja Alldervishi i ishte prezantuar vajzës së pacientes si infermiere.

Edhe gjatë seancës në Gjykatë ku u dha masa e sigurisë “Arrest në burg” për 58 vjeçaren, gjykatësja i kërkoi prokurorit Bledar Valikaj që të hetoi këtë rast, nëse bëhet fjalë për një skemë të mirëfilltë zhvatje dhe mashtrimi që mund të jetë bërë edhe ndaj pacientëve të tjerë, apo është një rast i izoluar, shkruan newsbomb.al.

Prokuroria e Tiranës ka marrë dhe kartelën e mjekësore të pacientes, për ta krahasuar mjekimet që asaj i janë dhënë me ilaçet që Tirja i kërkonte vajzës së viktimës, Eltjana Sinanaj. Nga kartela pritet të vërtetohet nëse pacientes që ndërroi jetë i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka kërkuar vajzës së saj.

Nga ana e Prokurorisë po hetohen dhe disa denoncime që janë bërë në media, se kanë paguar për të futur ushqime apo celeularë brenda spitaleve Covid-19, për familjarët e tyre që kanë qenë të shtruar. Madje, nga spitalet Covid disa pacientë janë vetëflijuar, dhe për këto raste ka procedime të hapura nga organi i akuzës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img