Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Sht
27 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prokuroria nis hetimet për zhdukjen e Rudolf Elezović, shefin shqiptar të antidrogës së Ulqinit dhe Tivarit (Çfarë ju tha familjarëve)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria dhe Policia e Shkodrës nisin hetimet dhe kërkimet për shefin shqiptar të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin, Rudolf Dofi Elezović, i cili prej 5 ditësh rezulton i zhdukur. Gruaja e tij Marina Elezović ka thënë se bashkëshorti i saj, shqiptar i Malit të Zi ka humbur gjurmët prej datës 27 Maj, raporton newsbomb.al.

Mësohet se autoritete e drejtësisë në Malin e Zi kanë sjell në Shkodër dokumentacion dhe kërkesë për nisjen e hetimeve, për gjetjen e Rudolf Dofi Elezović. Gjurmët e tij të fundit janë në kufirin mes Shkodrës dhe Malit të Zi, në zonën e fshatrave Pentar dhe Reç.

“Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”, iu ka thënë shefi i Policisë familjarëve të tij kur është nisur për në territorin shqiptar. Nuk dihet se për çfarë “pune” do të vinte Elezoviç në Shqipëri.

Drejtësia shqiptare do të hetojë për kontaktet e shefit të antidrogës Rudolf Dofi Elezović në territorin shqiptar, specifikisht në Shkodër.

“Telefoni i tij ishte fikur dhe gruaja e tij nuk ka komunikuar me të që nga ajo kohë”, raportojnë mediat fqinje. Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014.

Rudolf Dofi Elezović bashkëpunonte dhe me Policinë Shqiptare për të goditur trafikun në të dyja anët e kufirit, raporton newsbomb.al. Së fundmi ai punonte si oficer në sektorin e Antitrafikut në kufirin me Malin e Zi.

Lexo edhe: Zhduket në kufirin me Malin e Zi shefi i Policisë së Ulqinit

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img