Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
32 %
1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Prokuroria nis hetimet për Pallatin tek Liqeni i Thatë, tek “Myslym Shyri” dhe “Syri i Tiranës”: Do t’i nënshtrohen ekzaminimit teknik

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për tre pallatet e ndërtuara në Tiranë. Bëhet fjalë për pallatin e Lul Morinës te Liqeni i Thatë, një pallat tek Myslym Shyri si dhe një tjetër te “Syri i Tiranës”.

Për ekzaminimin e këtyre objekteve janë caktuar nga prokuroria inxhinierë teknikë dhe ekspertët të cilët do të kryejnë aktespertizën teknike për këto ndërtesa.

Burime për mediat bëjnë me dije se ekspertëve i janë lënë detyra që të nxjerrin volumet jashtë, leje në kate siperfaqet, lartësi e gjerësi.

Aktualisht prokuroria e Tiranës ka në hetim rastet për vepren penale të ndërtimit pa leje. Prokuroria ka kërkuar nga bashkia sekuestrimin e dokumentacionit.

Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet.

Më shumë


spot_img








spot_img