Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç u dhunua barbarisht pasi bëri homazhe në varresat e famijes së Adem Jasharit në Prekaz.
Denoncimin e bëri vajza e tij e cila tha se i ati është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se e kanë helmuar.
Por, Zyra e Prokurorisë Themelore në Beograd ka dalë më një deklaratë ku tha se me dëshmitë e mbledhura deri më tani nuk ka tregues se ka prova bindëse dhe të qarta se opozitari serb, Nikolla Sanduloviç, është keqtrajtuar.
Zyra e Prokurorit tha se për shkak të informacioneve të publikuara në media të caktuara lidhur me keqtrajtimin e supozuar të Sandulloviqit më 3 janar nga anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), ky institucion nisi mbledhjen e provave, shkruan REL.
“Veç tjerash, nga informacionet e Akademisë Mjekësore Ushtarake – të Klinikës së Neurologjisë, që janë të 4 janarit, shihet qartë se mjekët nuk kanë konstatuar lëndime fizike”, u tha në njoftim.
Një ditë më herët, BIA hodhi poshtë pretendimet se udhëheqësi i subjektit opozitar, Nikolla Sandulloviq ishte subjekt i torturës, duke thënë se nuk ka pasur përdorim të forcës së paligjshme fizike ndaj tij.
Sipas mediave në datën 4 Janar kur ndodhi silmi ndaj tij ka marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe, i cili njihet si organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë, ku një polic kosovar mbeti në vrarë.
Rrjeti ka shpërthyer në komente, madje është publikuar momenti kur opozitari serb largohet nga një spital ushtarak në Beograd.