Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokuroria merr të pandehur 4 doktorët që mjekuan Nuredin Dumanin ditën e atentatit

Shkruar nga Newsbomb

Katër mantelbardhët e Spitalit të Fierit janë marrë të pandehur nga organi i akuzës, pasi dy vite më parë kanë mjekuar Nuredin Dumanin. Ishte dita që këtij të fundit ju bë atentat në Peqin dhe teksa kthehej në "bazën" e tij në Fier, kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Nuredin Dumani ishte nisur për të kryer një vrasje por ra në pritë dhe mbeti i plagosur rëndë. Menjëherë ai është nisur i plagosur drejt Fierit dhe mjekët Bledar Bërdalli, Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj i kanë dhënë ndihmën e parë duke e shpëtuar nga vdekja.

Mirëpo, kryerja e misionit të tyre dhe shpëtimi i Dumanit, që sot mban statusin e "të penduarit të drejtësisë" dhe ka zbardhur një sërë ngjarjesh kriminale, u ka kushtuar shtrenjtë mjekëve të Fierit.

Ata përballen prej dy vitesh me drejtësinë, sa nga Prokuroria e Elbasanit, në SPAK dhe së fundmi në atë të Fierit, ku ka përfunduar dosja e tyre. Katër mantelbardhët akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

[caption id="attachment_629234" align="alignnone" width="800"] BMW me te cilen udhetonte Dumani diten qe ra ne atentat[/caption]

Bledar Bërdalli, Julian Malaj, Ermal Gjeçi dhe Uljan Kapllanaj nuk njoftuan Policinë për mjekimin e vrasësit me pagesë që kërkohej "me lupë" nga autoritetet, por bënë detyrën duke i dhënë atij ndihmën e parë që e shpëtoi nga vdekja dhe sot është një "diamant" në duart e SPAK.

  1. Bledar Bërdalli, me profesion teknik i lartë laboratori;
  2. Julian Malaj, me profesion mjek kirurg;
  3. Ermal Gjeçi, me profesion teknik laboratori;
  4. Uljan Kapllanaj, me profesion infermier.

Nuredin Dumani u lokalizua orë më pas në një apartament që kishte marrë me qira në qytetin e Fierit dhe ku i fshihej drejtësisë. Pamjet rrodhën në media, teksa "pentito" i SPAK u prangos nga Forcat Speciale i shtrirë në një krevat dhe i fashuar në kurriz.

Për të paktën një vit me radhë, plumbi që e kishte kapur në shtyllën kurrizore i detyroi prokurorët dhe hetuesit e BKH-së që të shkonin atje ku ndodhej Nuredin Dumani sepse lëvizja e tij mund të shkaktonte pasoja të pakthyeshme.

Në një ndërhyrje të parë, mjekët dështuan t'i hiqnin predhën e plumbit nga shtylla kurrizore, sepse kjo mund të përkeqësonte gjendjen e tij duke e lënë të paralizuar. Kanë kaluar dy vite nga arrestimi dhe procesi gjyqësor, por nuk dihet më se çfarë ka ndodhur me shëndetin e Dumanit.

[caption id="attachment_659221" align="alignnone" width="640"]Nuredin Dumani, momenti i arrestimit ne Fier - 2022 Nuredin Dumani, momenti i arrestimit ne Fier - 2022[/caption]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese