Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Prokuroria merr në pyetje 14 ekspertët IT të AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH, analizohen dhe kompjuterat e punës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

14 ekspertë të IT të AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH janë marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Ata janë persona që kanë pasur akses në të dhënat e serverave të tre institucioneve të sipërpërmendura. Gjithashhtu, edhe kompjuterat e tyre i janë nënshtruar ekspertimit.

Me ndihmën e një eksperti tjetër IT, grupi hetimor që është ngritur për skandalin e të dhënave të qytetarëve po punon në dy pista të ndryshme. Së pari, po verifikohet nëse rrjedhja e databazës ka ardhur nëpërmjet ndërhyrjes fizike, në kompjuterat e punonjësve.

Nëse databaza ka rrjedhur si pasojë e ndonjë gabimi të punonjësve, nëse është nxjerr prej tyre, me apo pa dashje, nëpërmjet serverave të jashtëm si usb apo hard disk të jashtëm.

Pista e dytë ku po punon grupi hetimor po verifikon nëse ka pasur apo jo ndërhyrje në sistem nga jashtë, në kuptim të hakerimit. Pra, nëse është sulmuar sistemi nga persona të tjerë duke gjeneruar të dhënat e më shumë se 690 mijë shtetasve shqiptarë, që përfshin numrin e telefonit, kartën ID, emrin e plotë, vendin e punës dhe pagën.

Prokuroria do të bëjë një ballafaqim mes databazës së hedhur në rrjet dhe atyre të sekuestruara në serverat e AKSHI-t, Tatimeve dhe ISSH. Dyshimet janë se të dhënat janë eksportuar pjesë pjesë dhe mbi to është punuar me të dhëna të ndryshme që janë shtuar herë pas herë.

Gjithahshtu, në dorën e hetuesve janë dhe të dhënat e të gjithë personave që janë loguar në këto servera, dhe po heton nëse prej tyre është bërë eksport të dhënash.

Dje, Prokuroria ka vendosur sekuestro mbi serverat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Drejtorisë së Tatimeve dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kjo është bërë me qëllim ndalimin e ndërhyrjes në server, në mënyrë që ekspertët të zbulojnë se cili ka qenë personi përgjegjës për publikimin e këtyre të dhënave.

Kujtojmë se, në dy ditët e fundit janë publikuar të dhënat personale të muajve janar dhe prill 2021 të më shumë se 630 mijë të punësuarve në Shqipëri, ndërkohë që kryeministri Rama u shpreh se kemi të bëjmë me një rrjedhje të të dhënave nga individë të brendshëm dhe jo nga ndonjë sulm kibernetik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img