Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Prokuroria merr në dorë dosjen e KPK, hetim në FSHEHTËSI TË PLOTË për Adriatik Llallën

spot_img

Lajme të ngjashëm

9b58719c6ed06859825de145a8d25215

Prokuroria e Durrësit është duke zhvilluar në sekret të plotë hetimet ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla pasi akuzohet për pastrim parash në përmasa të mëdha.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se momentalisht nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka rezultuar deri më tani nga hetimi. Sakaq, Prokuroria ka vënë në dispozicion nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dosjen e subjektit të rivlerësimit për Adriatik Lllallën.

Në dosjen e KPK ndodhen të gjitha deklaratat e pasurisë së subjektit të rivlerësimit, si dhe të dhëna të tjera që priten t’i shërbejnë hetimit të çelur.

Hetimet do të fokusohen te zbardhja e gjithë pasurisë së ish-prokurorit të përgjithshëm, dhe gjithashtu për skandalet e pronave të bëra publike së fundmi. Gjykimi i Llallës do të bëhet dhe në bazë të hetimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ose e quajtur ndryshe shkalla e parë e vetting-ut.

Sakaq edhe ndërkombëtarët, veçanërisht FBI dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po sjellin prova dhe fakte kundër Llallës, me anë të të cilave morën edhe vendimin për ti ndaluar hyrjen në SHBA katër pjestarëve të familjes së tij.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img