Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen Eri Zefit, merret i pandehur Mikel Alia, shiti tek hasmi shokun e fëmijërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

246004d569c5070ad4a7b2ea62cb7d96

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për vrasjen e 34-vjeçarit Eri Zefi, i cili u ekzekutua më 2 tetor të vitit 2019-të në fshatin Zall-Xhuxhe në Mirditë.

Bëhet me dije se në lidhje me vrasjen është marrë si i pandehur Mikel (Gjovalin) Alia dhe ndaj tij është ngritur akuza e “Vrasjes së krye në bashkëpunim”.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 1 tetorit të vitit 2019. Ekzekutimi i të riut dyshohet të jetë kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës është i dënuar vrasjen e një familjari të të akuzuarit.

Gjovalin (Mikel) Alia dhe Eri Zefi ishin shokë fëmijërie. Viktima ishte ngujuar që prej shkurtit 2019 për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi vrau fqinjin e tyre Martin Ndrecën.

Pas kësaj ngjarjeje, familja Alia është ngujuar nga frika e hakmarrjes së familjarëve të Eri Zefit.

Mikel (Gjovalin) Alia akuzohet se nxori në pritë para atentatorëve Zefin.

Më shumë

spot_img