Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
21 %
2.6kmh
0 %
Enj
21 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Prokuroria mbyll hetimet për Shpëtim Gjikën, dërgon çështjen në Gjykatë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria mbyll hetimet dhe çon për shqyrtim në Gjykatë çështjen e ish-kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika.

Gjika akuzohet për dhenien me koncesion të parkimeve me pagesë në 24 rrugë të qytetit të Vlorës.

Gjika së bashku me 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas kotratës së koncesionit, parashikohej që 15 vitet e ardhshme duke nisur nga 2015-ta, qytetarët duhet të paguanin 50 lekë për çdo orë parkimi, ndërsa fitimi i bashkisë do të ishte 10 milionë lekë në vit.

Por qytetarët e kundërshtuan dhënien me koncesion duke sjellë kështu prishje të kontratës.

Pas kësaj kompania amerikane paditi Bashkinë e Vlorës në Gjykatën e Arbitrazhit, ndërkohë që prokuroria ka ngritur dyshimet se bashkia i detyrohet së paku 20 milionë dollarë kompanisë për prishje kontrate.

Këto akuza Shpëtim Gjika i ka hedhur poshtë, duke pretenduar se nuk ka vepër penale përsa kohë nuk ka dëm ekonomik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img