16 persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen se janë përfshirë në një skemë të madhe për tregtimin dhe magazinimin e ilaçeve kontrabandë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rrugëtimi". Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit:
- Devis Beqiri, 39 vjeç, banues në Tiranë
- Gentian Beqiri, 45 vjeç, banues në Tiranë
- Erjon Bajramaj, 35 vjeç, banues në Tiranë
- Dinë Thaqi, 40 vjeç, banues në Tiranë
- Ermal Merdani, 42 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu u ndaluan shtetasit:
- Lorin Bregoniva, 41 vjeç, banues në Fier
- Almed Hoxha, 51 vjeç, banues në Tiranë
- Elton Qorri, 44 vjeç, banues në Tiranë
- Albi Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Tiranë
- Florian Muçogalli, 36 vjeç, banues në Berat
- Saimir Dervishi, 31 vjeç, banues në Tiranë
- Admir Hoxha, 45 vjeç, banues në Tiranë
- Gëzim Hoxha, 64 vjeç, banues në Tiranë
- Artur Spaho, 56 vjeç, banues në Tiranë
- Tomor Mustafaj, 30 vjeç, banues në Tiranë
- Albert Bakaj 38 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50,000 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.