Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
73 %
2.6kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Prokuroria kërkon të pushohen hetimet për Eugert Lazajn, biznesmenin që u vra në në vilën luksoze te “Rolling Hills”, pistoleta ishte e kushëririt të Elvana Gjatës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

972631e127fcea96303864df3348df59

Prokuroria e Tiranës kërkon që të pushohen hetimet për vetëvrasjen e biznesmenit Eugert Lazaj, në vilën e tij te “Rolling Hills”, më 30 korrik 2020.

Hetimet nisën pasi nga analiza e pistoletës që u gjet në vilën ku u vra biznesmeni 37 vjeçar, doli se ajo ishte e njëjta armë që ishte përdorur nga komando Merviol Bilo (kushëri i Elvana Gjatës) në përplasjen me armë që ndodhi 2 vite më parë në ish-Bllok.

Prokuroria e Tiranës nuk ka arritur të zbardhë dot sesi përfundoi pistoleta tip “Glock” në vilën luksoze në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj, armë me të cilën ai kreu dhe aktin e rëndë. Kjo pistoletë ishte e pronarit të lokalit ku ndodhi përplasja në Bllok, Redi Popesku.

Pas ngjarjes ai e deklaroi të humbur. Me këtë armë Merviol Bilo vrau Fabjol Gaxhën.

KUSH ISHTE EUGERT LAZAJ dhe SI NDODHI NGJARJA:

Më 30 korrik 2020, biznesmeni 37-vjeçar, Eugert Lazaj, është gjetur pa jetë në vilën e tij private, brenda kompleksit “Rolling Hills” në Farkë.

Pranë tij u gjet një armë zjarri që sipas policisë ai e ka përdorur për t’i dhënë fund jetës.

Ndërkaq burime nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit-Tiranë, kanë bërë publike për mediat disa dokumente sipas së cilave pronari i resort “Adorions Palace” në Maminas, Eugert Lazaj, kishte “llogari” ligjore-administrative e gjyqësore me policinë shqiptare.

Sipas informacionit zyrtar, biznesmeni ishte i lindur e rritur në Shqipëri, por Lazaj e ka lënë shtetësinë shqiptare qysh më 26.11.2004, në moshën 21-vjeçare, për të jetuar jashtë saj me shtetësi tjetër.

Sipas dosjes, pas shumë vitesh ai është rikthyer për të bërë biznes me resort turistik e për të jetuar përgjithnjë në Shqipëri, por Policia e Shtetit, nuk e ka pajisur me leje të përhershme, por vetëm më leje të përkohëshme “Tipi D/AE- Veprimtari ekonomike”.

VRASJA NË ISH-BLLOK:

Më datë 4 tetor 2018 në zonën e  ish Bllokut, pas një konflikti me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Sherri fillimisht ka nisur mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t’i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Më shumë

spot_img
spot_img