Tirana
overcast clouds
15 ° C
15 °
15 °
88 %
0.5kmh
90 %
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
20 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Prokuroria kërkon konfisikimin pasurive të Erion Petit dhe Klajdi Xibrakut, dy administratorët e ‘Masabi Fruits’ që u kapën me kokainë mes bananeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Durrësit kërkon konfiskimin e pasurive të dy administratorëve të kompanisë së bananeve “Masabi Fruits”, Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, në konteinerin e të cilëve u kapën 143 kg kokainë.

Dje, Gjykata e Durrësit dha masën paraprake të sigurisë dhe la në burg dy administratorët e kompanisë. Prokurorët e Durrësit kanë pasur indicje se kompania e dy të lartpërmendurve ishte me “njollë të zezë” sepse kishte dyshime se ishte krijuar posaçërisht për trafik droge.

Konteineri me bananet e “Masabi Fruits” ishte nisur nga Ekuadori dhe kur mbërriti në Durrës, gjatë skanimit u kërkua që ngarkesa të kontrollohej. Në tavanin e koneinerit, u gjetën të fshehura 143 kg kokainë. Policia shqiptare pretendon se ka qenë në dijeni të kësaj ngarkese, ndaj në tre pote të tjera ku bananet kaluan, ato nuk u futën në skaner.

Duke qenë se Prokuroria ka nisur hetimin pasuror ndaj dy të arrestuarëve, Erion Peti dhe Klajdi Xibraku, llogaritë bankare të tyre do t’i nënshtrohen verifikimit, bashkë me asetet e tjera në pronësi të tyre, e ndoshta më vonë ato do të kalojnë sipas procedurës në sekuestro.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img