Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria kërkon informacion nga SHBA për Tom DOSHIN: Në varësi të përgjigjes që do marrim, do të...

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria kërkon informacion nga SHBA për Tom DOSHIN: Në

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar informacion Ambasadës së SHBA në Tiranë lidhur me kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, politikanin dhe biznesmenin Tom Doshi.

Prokuroria ka deklaruar se në varësi të informacionit që do të mbërrijë nga SHBA për Doshin, do të ndërmerren dhe hapat e duhura. Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thirrjeve të njëpasnjëshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim për moskandidimin e Doshit në zgjedhje.

Megjithatë Doshi vendosi të kandidojë i pari në listën e PSD-së për Shkodrën, ndërsa KQZ e regjistroi ndërsa emri i tij tashmë është ndër 28 kandidatët që do të verifikohen.

Kujtojmë se prej 2018-ës, Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Tom Doshin person “non-grata”. Ndërsa arsyet për se është marrë një vendim i tillë nga SHBA ndonëse thuhet se janë të mjaftueshme dhe bindëse “për angazhimin e tij në korrupsion domethënës”.

Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu ka deklaruar se ka qenë e gatshme të kryente verifikimet e kandidatëve nëse partitë politike do të çonin listat me emra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll