Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Prokuroria kërkon ‘arrest shtëpie’ për Klevis Balliun, ish-deputeti: Nuk më ndalojnë dot. Sapo më erdhi një informacion…

spot_img

Lajme të ngjashëm

246d4aa140ddf8b3a5830e14e3e244b0

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-deputetin Klevis Balliu, për të cilin Prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’.

Në një prononcim për mediat Balliu u shpreh se kërkesa e Prokurorisë nuk bazohet në ligj.

“Këto janë përpjekje mjerane. As opozita dhe as qytetarët nuk do të ndalojnë. Nuk funksionon shteti, jemi pa qeveri, pa institucione. Del Sandër Kimiku bën edhe filma se gjasme na qenkan dëmtuar policë, në kamera duken vetëm protestuesit. Unë di të them ne jemi gati qoftë në rrugë, prokurori, nuk do ketë ansjë moment që opozita do të ndalet për kauzën më të drejtë. Nuk do të ketë asnjë moment të kësaj opozite që do të ndalet deri sa Edi Rama të largohet. Ai ka qenë akritekti i qindra miliona vjedhjeve. Kush është fajtori për këto vjedhje, për dhunën ndaj qytetarëve”, tha Balliu, duke shtuar se nuk e ndalojnë dot që të jetë çdo pasdite tek ‘Unaza e Re’.

Ndërkohë, teksa po fliste për gazetarët, ish deputeti u shpreh se e njoftuan që kanë arrestuar një tjetër banor të Unazës së Re, personi që muaj më parë goditi me këpucë kryeministrin Rama.

“Sapo më ka ardhur info në një mënyrë absurde që është shoqëruar zoti Ilir Katia, banor i unazës. Është me jelek gjatë gjithë protestës. Arsyeja është këpuca, që është arrestuar njëherë. Sot ata e kanë arrestuar zotin Ilir. Të mos e vazhdojnë më këtë dhunë se do mbajnë përgjegjësi. Nuk do të ketë asnjë hap pas”, tha Balliu.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img