Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria kërkon 4 vjet burg për ish-kreun e VEFA-s Vehbi Alimuçaj. Paratë i fuste në bankën hungareze

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar si fillim dënimin me 6 vjet burgim për shtetasin Vehbi Alimuçaj, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale…”,por duke qenë se gjykimi është zhvilluar në mënyrë të shkurtuar, si përfundim Prokuroria kërkon dënimin me 4 vjet burgim.

Ndërkohë, për të njëjtën fakt penal, gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pak muaj më parë dhe ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Vehbi Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas hetimit të prokurorisë, rezulton se këto para janë të prejardhura nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.”, jep detaje prokuroria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu