Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Prokuroria kërkoi arrest me burg, Gjykata lë të lirë motrën e ish-deputetit të PS

spot_img

Lajme të ngjashëm

97aa4f99b51a4a10e8258ec0977d530b

Gjykata për Krimet e Rënda pas një seance maraton prej 10 orësh ka dhënë vendimet për personat e arrestuar në super operacionin e fundjavës “VOLVO 4”, mes tyre dhe motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Gjyqtari Bib Ndreca ka lënë në fuqi masat arrest me burg për 24 të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe 2 detyrim paraqitje.

Ndërsa për Mimoza Ndokën, motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, gjyqtari Bib Ndreca pasi i ka kërkuar falje për arrestimin, ka dhënë për të vendimin “Detyrim paraqitje”.

Avokati Maks Haxhia duke folur për mediat në emër të të gjithë avokatëve të të arresuarëve është shprehur se në seancë ka ndodhur diçka që nuk ishte parë ndonjëherë, pasi motra e Arben Ndokës ka kërkuar të ushqejë me gji foshnjën e mitur, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë.

Kujtojmë se Ish-deputeti i PS Arben Ndoka, bashkë me motrën e tij Mimoza Ndoka dhe të vëllain Gjevi Ndoka është arrestuar nën akuzën e falsifikimit të dokumentave me qëllim përfitimin e një prone në bregdet.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img