Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
4.6kmh
75 %
Die
11 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
16 °
E diel, 5 Dhjetor, 2021
spot_img

Prokuroria jep pretencën për grupin e vrasësve me pagesë: 35 vite burg për Julian Sinanaj

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria jep pretencën për grupin e vrasësve me pagesë. Kështu, Prokuroria ka kërkuar 35 vite burg për vrasësin me pagesë Julian Sinanaj, burgim të përjetshëm për Andon e Genis Mëhillaj, 8 vite për Ndriçim Gjokonën, 5 vite burg për biznesmenin Ilir Karçinin, për të akuzuarin Marjan Mitro 26 vite burg, dhe 11 vite burg  për Albin Mexhaj.

Vendimi i Prokurorisë:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Sinanaj për kryerjen e veprave penale të :

1) Vrasjes me paramendim për interes””të shtetasit Sokol Veizi e kryer në  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit  Erjon Mehillaj, Genis Mëhillaj , Ndricim GJOKONA ,vepër penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 (azhornuar me  ndryshime  te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë)) vjet burgim

2).“Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar  nga  nenï 278/2 (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

3).”Sigurimi i Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer  vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer  në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Genis Mëhillaj, Erjon Mëhillaj, Ndricim GJOKONA, dhe në bashkëpunim me të pandehurin Marjon MITRO vepra penale të parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4).” Mbajtjes pa leje të armëve luftarake “”parashikuar nga neni  278/2 K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. 

5).”Vepra me qëllime terroriste “” kryer në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon) Mëhillaj që kanë shkaktuar shkatërrimi serioz të pronës private si dhe kane synuar vrasjen e ish Drejtorit Përgjithëshëm të ALUIZNIT dhe kandidatit për deputet të subjektit elektoral PD z.Ardian Kollozi, vepra të parashikuara , neni 230 gërma “”a”” dhe “”m””te K.Penal (azhornuar me ligjin nr 23 viti 2013) e nenin 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim 

6).”Prodhimin dhe mbajtjen pa leje te lendeve plasese””  neni 278/1 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013)dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim

7).”Vrasjes  me paramendim per interes të shtetasit Agron ÇELA ,kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurin Andon (alias Erjon Mëhillaj) parashikuar si krim nga neni 78/2  i K.Penal (azhornuar nga paragrafi 2 i ligjit 144 viti 2013 ) dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim

8).”Mbajtjes pa leje në ambiente publike të armëve luftarake””neni 278/2 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

9).”Vepra me qellim terroriste””mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim me Marjon Mitron që ka synuar vrasjen e stetasit Besnik Dervishi ish prefekt i Qarkut të Vlorës ,neni 230-22 -25 gërma “”a”” të K.Penal (ndryshuar me ligjin nr 23 viti 2012) dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

10).”Prodhimit,mbajtjes dhe shitje te lëndëve plasëse” konkretisht  të  lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/2 (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

11).”Prodhimit dhe mbatjes pa leje ne ambiente publike te armeve e municionit luftarak””qe i jane sekuestruar gjate kontrollit personal ne momentin e arrestimit  shtetasit Julian Sinanaj, arme qe jane blere tek Albin MEXHA  parashikuar nga neni neni 278/2 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim 

12).”Sigurimit te kushteve dhe burimeve te tjera materjale per te kryer vrasjen”” te shtetasit Pirro Bare kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal  me shtetasit Genis Mëhillaj Ndricim GJOKONA dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar si krim nga nenet  80 e 25  e 28/4  te  K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim

13.)”Prodhimit dhe mbajtjes pa  leje në sasi të mëdha, më shumë se një herë të armëve, municionit luftarak  lëndëve plasëse  neni 278/3 (pa ndryshimet e vitit 2013) i K.Penal dhe dënimin e tij me 10 (gjashtë) vjet burgim

14).”Pjesmarrjes  në  “”Grup të strukturuar kriminal”  neni 333””a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim 

15) Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim  për shkak të kryerjes së veprës penale të ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal””  neni 28/4 e 334 K.Penal

16) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Julian Sinanaj me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim

17) bazuar në nenin 65/a/1 pika “a” dhe 65/2 caktimin e një periudhë sigurie prej 30 (tridhjetë) vjetësh.

18) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Andon Mëhillaj për kryerjen e veprave penale të :

1).“Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi,veper penale e kryer ne  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj ,Genis Mëhillaj , Ndricim GJOKONA ,veper penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 (azhornuar me  ndryshime  te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me me burgim të përjetshëm.

2).”Sigurimit te  kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer  vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mehillaj  Ndricim GJOKONA  dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim

3).”Vepra me qëllime terroriste “” kryer në bashkepunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me te pandehurin Julian SINANAJ që kane shkaktuar shkaterrimi serioz të pronës private si dhe kane synuar vrasjen e ish Drejtorit Pergjithëshëm të ALUIZNIT dhe kandidatit per deputet te subjektit elektoral PD z.Ardian Kollozi vepra te parashikuara ,neni 230 germa ”a” dhe “m”te K.Penal , neni azhornuar me ligjin nr 23 viti 2012 e nenit 28/4 te K.penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim 

4)Vrasjes  me paramendim per interes te shtetasit Agron ÇELA ,kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurin Julian  SINANAJ parashikuar si krim nga neni 78/2 e 28/4 te K.Penal (azhornuar nga paragrafi 2 i ligjit 144 viti 2013 ) dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm

5).”Pjesmarrjes  në  “”Grup të strukturuar kriminal”  neni 333/””a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim 

6). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim  për shkak të kryerjes së veprës penale të  ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal””  neni 28/4 e 334 K.Penal

7) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Andon Mëhillaj me burgim të përjetshëm

8) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Genis Mëhillaj për kryerjen e veprave penale të :

1).“Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi  veper penale e kryer ne  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me të pandehurit Julian Sinanaj, Andon (alias Erjon )Mehillaj, Ndricim GJOKONA ,veper penale e parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 te K.penal (azhornuar me  ndryshime  te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me me burgim të përjetshëm.

2).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer  vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj Andon Mëhillaj   Ndricim GJOKONA  dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

3).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer  vrasjen e shtetasit Pirro BARE  veper e kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Julian Sinanaj, Ndricim GJOKONA  dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim

4).”Pjesmarrjes  në  “”Grup të strukturuar kriminal”  neni 333 germa ‘”a”” i K.Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

6). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 5 (pesë) vjet burgim  për shkak të kryerjes së veprës penale të  ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal””  neni 28/4 e 334 K.Penal

7) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Genis Mëhillaj me burgim të përjetshëm.

8) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Gjokona për kryerjen e veprave penale të :

1).Vrasjes me paramendim per interes””te shtetasit Sokol Veizi  veper penale e kryer ne  bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal me te pandehurit  Andon ( alias Erjon) Mehillaj, Genis( alias Gentjan) Mëhillaj, Julian Sinanaj ,parashikuar nga nenet 78/2 i K.Penal e 28/4 te K.penal (azhornuar me  ndryshime  te Ligjit 9686 dt 26.2.2007,) dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

2).”Sigurim Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer  vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer  ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal me te pandehurit Genis Mehillaj, Erjon Mehillaj Julian SINANAJ dhe ne bashkepunim me shtetasin Marjon MITRO vepra penale te parashikuar nga nenet 80 e 28/4 te K.Penal  dhe dënimin e tij me2 (dy) vjet burgim

3).” Mbajtjes pa leje te armeve luftarake” parashikuar nga neni  278/2 K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim 

4).”Prodhimit dhe mbatjes pa leje ne ambiente publike te armeve e municionit luftarak””qe i ka blere tek shtetasi Albin MEXHA ,dhe i jane dorezuar Julian Sinanajt  parashikuar nga neni neni 278/4 i K.Penal (pa ndryshimet e vitit 2013) dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim 

5).”Sigurimit te kushteve dhe burimeve te tjera materjale per te kryer vrasjen”” te shtetasit Pirro Bare kryer ne bashkepunim ne formen e grupit te strukturuar kriminal  me shtetasit Genis (alias Gentjan)Mëhillaj Julian SINANAJ  dhe ne bashkepunim me shtetasin Ilir KARCINI vepra penale te parashikuar si krim nga nenet  80 e 28/4  te  K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim 

6).”Pjesmarrjes  në  “”Grup të strukturuar kriminal”  neni 333 ”a” i K.Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim 

7). Shtimit të dënimit për veprat penale të kryera dhe 2 (dy) vjet burgim  për shkak të kryerjes së veprës penale të  ”Kryerjes se veprave nga Grupi i strukturuar kriminal””  neni 28/4 e 334 K.Penal.

8) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Ndriçim Gjokona me 8 (tetë) vjet burgim.

9) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Marion Mitro për kryerjen e veprave penale të :

1).Sigurimit të  Kushteve dhe i mjeteve materjale per te kryer  vrasjen e shtetasit Julian Metushaj veper e kryer  ne bashkepunim  me te pandehurit Julian SINANAJ, Genis (alias Gentjan ) MEHILLAJ, Andon (alias Erjon) MEHILLAJ,Ndricim GJOKONA vepra penale e parashikuar nga nenet 80 e 25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.  

2).”Vepra me qellim terroriste””mbetur ne tentative kryer në bashkëpunim me Julian Sinanajn që kanë synuar vrasjen e shtetasit Besnik Dervishi ish prefekt i Qarkut të Vlorës ,neni 230-22 -25 germa “”a”” të K.Penal (ndryshuar me ligjin nr 23 viti 2012) dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

3).”Prodhimit, mbajtjes ne ambiente publike dhe shitje te lëndëve plasëse” konkretisht  të  lëndës plasëse që është vendosur në automjetin e Z. Besnik Dervishi neni 278/2 (pa ndryshimet e vitit 2013)dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim

4) Në bashkim të dënimeve bazuar në nenin 55 të Kodit Penal dënimin pëfundimtar të të pandehurit Marion Mitro me 26 (njëzet e gjashtë) vjet burgim.

5) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Albin Mexhaj për kryerjen e veprës penale të :

1).Trafikimit të armeve dhe municionit luftarak  ku ne tre raste u ka shitur armedhe  municion luftarak te pandehurve Julian Sinanaj dhe Ndricim  GJOKONA  duke konsumuar keshtu vepren penale te  parashikuar nga neni 278/a 1 i K.Penal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.

2) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Karçinipër kryerjen e veprave penale të :

1).”Sigurimit te kushteve dhe mjeteve materjale për kryerjen e vrasjes se shtetasit Pirro Bare“” veper kjo e kryer në bashkëpunim me te pandehurit Julian Sinanaj, Genis Mëhillaj dhe Ndricim Gjokona  e parashikuar nga nenet 80 e 25 te K.Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

2) Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img