Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Prokuroria e Tiranës merr në dorë ekspertizën: Ja përse përfundoi në Lanë urbani i “Unazës”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorëzim rezultatet e ekspertizës teknike dhe elektronike të urbanit të “Unazës”, i cili u rrëzua në shtratin e lumit Lana dy muaj më parë. Disa pasagjerë mbetën të lënduar lehtë, ndërsa mjeti u vendos të lihej aty si instalacion.

Organi i akuzës me kryeprokuror Arens Çelën i dërgoi një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës dhe kërkonte që mjeti të lëvizej në mënyrë që t’i nënshtrohej ekspertizës. Nga kjo ka dalë se urbani “Unazës” nuk kishte probleme teknike, por ka qenë faji i shoferit.

albsig

Sipas raportit që ekspertët auto-teknikë kanë përcjellë në prokurorinë e Tiranës, autobusi i përfshirë në aksidentin e 29 Prillit 2022, nuk ka pasur defekt teknik. E padëmtuar dhe pa probleme rezulton të ketë qenë dhe kutia elektronike e kamios së këtij mjeti, raporton Ora News.

Këto rezultate teknike dhe shkencore të nxjerra nga inxhinierët e kolaudimit të automjeteve në Kashar, sjellin kundërshtimin e dëshmisë së drejtuesit të autobuzit. Shoferi Muhamet Kuçuku, në dëshminë e tij, i ka treguar policisë rrugore, se ka qënë një difekt në kamion elektronike të autobusit.

62 vjeçari ka thënë se kjo ka sjellë dhe daljen e urbanit jashtë rrugës dhe më pas ka përfunduar në dy skarpatet e lumit Lana. Por Prokuroria e Tiranës, thotë se nga kqyrja e pamjeve filmike konstatohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pozicionuar mjetin në hapësirën e përshtatur si stacion autobusi.

Pamjet filmike tregojnë se mjeti është pozicionuar jashtë hapësirës së stacionit, duke bllokuar një nga korsitë e rrugës. Ndërsa më pas, kur ka mbyllur 3 dyer e autobusit dhe ka filluar të eci shpejt, drejtuesi i urbanit e ka pozicionuar mjetin, direkt në korsinë e shpejtësisë.

Kjo ka sjellë dhe përplasjen me një nga automjetet e rastit, derisa të dy kanë përfunduar në Lanë.

Si pasojë e këtyre veprimeve të pakontrolluara nga ana e drejtuesit të urbanit dhe rezultateve të dala nga akti i ekspertimit teknik të mjetit, prokurororia e Tiranës në ditët në vijim do i komunikojë shoferit akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img