Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen për Artan Shkëmbin, për çfarë akuzohet ish-numri 2 i OFL

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq dosjen

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen për ish-numrin 2 të OFL-së Artan Shkëmbi. Ai akuzohet nga organi i akuzës së ka nxjerr sekretin hetimor, në lidhje me disa hetime që kryeshin nga autoritetet gjermane për një trafikant droge.

Tashmë, Gjykata do të vendosë për fatin e Artan Shkëmbit. Ai u pezullua nga detyra afro 1 vit më parë.

Një vit më parë autoritetet gjermane i dërguan letërporosi SPAK, dhe kërkuan nisjen e hetimeve për Artan Shkëmbin.

Zv.shefit të Operacionit Forca e Ligjit Artan Shkëmbi, iu kërkua informacion nga gjermanët për një grup të strukturuar që vepronte në trafikimin e kokainës në Gjermani, ku bënin pjesë dhe dy shqiptarët Aleksandër Prroni dhe Klaudio Vukaj, por kreu i OFL-së i ka dekonspiruar këto informacione.

Ky grup sipas autoriteteve gjermane vepronte në Gjermani në shitjen dhe trafikimin e kokainës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.