Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të Dritan Goxhajt

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në burg të Dritan

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke kërkuar kështu rikthimi ne tij në burg dhe ekzekutimin e kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.

Mësohet se shorti ka caktuar si gjyqtar për këtë çështje, Ilir Pandën, ndërkohë deri më tani nuk dihet ende se në çfarë datë apo orar do të zhvillohet kjo seancë.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik, të vitit që lamë pas, për llogari të Gjykatës Speciale, pasi akuzohej për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Arrestimi i tij u bë me pretendimin se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve të disa çështjeve penale, të ngritura pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Nga qelia asoj kohe Goxhaj shkruajti një letër ku e cilësoi si të padrejtë vendimin e marrë dhe akuzoi ministrin Ulsi Manja, gjyqtaren e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Tiranës, Alma Kolgjoka, kryeprokurorin e Tiranës, Arens Çela dhe disa zyrtarë të tjerë.

Me këtë vendim të marrë Goxhaj tha se kanë vërtetuar që Serbia është instaluar thellë te Prokuroria dhe sistemi i drejtësisë.  Ai la qelinë më 10 tetor. Menjëherë pas daljes Goxhaj tha se arrestimi i tij ishte një tentativë për ta trembur dhe për t’ ua mbushur mendjen se UÇK nuk ishte në rrugën e drejtë.

“Dua t’ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot megjithë përpjekjet e reformës për drejtësi për të hequr nga sistemi, të aftë dhë patriotë, arritëm t’iu tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë,” tha Goxhaj në tetor të 2023.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese