Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës: Deda punësoi të fejuarat e djemve te Urdhri i Stomatologut

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria e Tiranës: Deda punësoi të fejuarat e djemve te Urdhri
Nikoll Deda, kryetar me mandat të përfunduar i Urdhrit të Stomatologut , është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Tiranës dhe kërkesë të organit të akuzës, pasi ndaj tij ishte bërë një kallëzim penal muaj më parë. Pavarësisht se njoftimi i Policisë së Tiranës ishte i cekët duke qëndruar brenda kornizave zyrtare, Prokuroria e kryeqytetit ka sqaruar akuzat ndaj Nikoll Dedës. Më datë 18 Janar 2023, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut Dega Tiranë, Almiro Gurakuqi ka kallëzuar pranë organit të akuzës kreun e këtij Urdhri, për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016. Konkretisht, Nikolla Deda ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij. "Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik", vijon njoftimi. Lexo edhe: Pezullohet nga detyra kryetari i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda Rezulton se kryetari i Urdhrit të Stomatologut ka punësuar pranë këtij institucioni të fejuarat e djemëve të tij, si dhe ka vendosur për blerjen e një godine në emër të institucionit me vlerë 700.000 euro. Më vonë, shtetasi Nikoll Deda ka blerë dhe një apartament me vlerë 250.000 euro. "Sipas tij, më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës. "Nga hetimet disamujore, organi i akuzës sqaron se ka rezultuar se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi Nikoll Deda ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni", vijon akuza.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës, për Nikoll Dedën:

Prokuroria Tiranë pezullon nga ushtrimi i detyrës shtetasin Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, i akuzuar për ‘Shpërdorim Detyre’, abuzime të shumta financiare. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi “Pezullim të ushtrimit të detyrës për shtetasin N.D., President i Urdhrit të Stomatologut, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i Detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimi, në kuadër të procedimi penal nr. 1630/2023, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal rezultoi se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi N.D. ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Shtetasi A.G. kallëzoi më datë 18.01.2023, shtetasin N.D., për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016. Kallëzuesi deklaroi se edhe pse me vendimin e Gjykatës Administrative më datë 07.02.2020 është vendosur sigurimi i padisë për vendimet Nr.16 dhe 18, datë 07.11.2019, shtetasi Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij. Sipas tij, më datë 21.09.2020 është vendosur blerja e një godine, në funksion të Urdhrit të Stomatologut, me sipërfaqe 350m2 , në vlerën 700.000 euro. Për sa kohë ka një vendim për sigurim padie të 2020, Këshilli Kombëtar i US nuk duhet të merrte vendime të tilla me impakt ekonomik kaq të lartë. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka aprovuar marrjen e nje kredie pranë një banke në vlerën prej 250.000 euro me qëllim “blerje ambientesh”, për të cilin është marrë vendimi po nga presidenti N.D. Nga hetimet, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi N.D. ka krijuar një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut ne nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni. Për më tepër punësimi i të fejuarave të djemve të tij në Urdhrin e Stomatologut, apo fëmijëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë thjesht tregues i personalizimin e “Urdhrit të Stomatologut” nga shtetasi N.D., duke krijuar një klimë posedimi privat të këtij enti publik. Pavarësisht se është marre i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal, në një tjetër procedim penal, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytezuar strukturat e USSH-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese