Hapësire reklamuese

Rajoni

Prokuroria e Kosovës merr vendimin për 7 deputetët e arrestuar, ja sa do rrinë në burg

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Kosovës ka marrë vendimin për 7 deputetët e arrestuar ditën e djeshme, pas përplasjeve në seancën parlamentare. Prokuroria vendosi që deputetët e Vetëvendosjes të cilët hodhën gaz lotsjellës, të rrinë 24 orë në paraburgim. Bëhet fjalë për deputetët: Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, dhe Valon Ramadani.

Ratifikimi i Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, u shoqërua me shumë tensione në Kuvend, pasi Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër këtij votimi. Edhe pse për 4 herë rresht ndaluan votimin duke hedhur gaz lotsjellës, Demarkacioni u votua me 80 vota pro nga deputetët e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu