Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
3.6kmh
90 %
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Prokuroria e Elbasanit ia kalon dosjen SPAK-ut: Erion Alibej, porositës i dyshuar i disa vrasjeve, mund të gjykohet në Tiranë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur mos-kompetencë për dosjen në ngarkim shtetasit Erion Alibej, i akuzuar si porositës i disa ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet. Tashmë, kjo dosje do t’i kalojë SPAK-ut dhe Gjykata e Posaçme do vendosë nëse ajo do kalojë për gjykim apo jo.

Erion Alibej, i cili akuzohet si organizator dhe porositës i dy vrasjeve që ndodhën gjatë muajit korrik 2020 në Elbasan, ku u vra Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj. I akuzuari ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit dhe ka mohuar akuzat.

Kush është Erion Alibej dhe akuzat

Kujtojmë se, Erion Alibej akuzohet dhe si porositësi i vrasjes së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Viktima ishte vëllai i Talo Çelës, i dyshuar si autori i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Shkozet dhe si një nga grabitësit e Rinasit.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektiv i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi. Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img