Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prokuroria e Durrësit çon në gjyq shijaksin se votoi dy herë në zgjedhjet e 2017, hodhi votën për të atin që ishte jashtë shtetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1675d6ac19911b431fed00052c1d97f4

Prokuroria e Durrësit njoftoi sot përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të të akuzuarëve për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017, në Shijak.

Në total, për gjykim janë dërguar 21 persona, banorë që kanë votuar më shumë se një herë dhe komisionerë që kanë lejuar këto votime.

Me të akuzuarëve që tashmë pritet të dalë para togave të zeza është dhe shtetasi Shpëtim Marku, banor i lagjes Xhafzotaj, Shijak. Prokuroria ka arritur të provojë se ky shtetas gjatë votimeve për zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara me datë 25.06.2017, ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë që kishte votuar më parë në emër të tij.

Në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal, shijaksi Shpëtim Marku që votoi në emër të babait të tij, rrezikon të dënohet nga 1-3 vite burg. Organi i akuzës duket se ka vendosur me dorë të hekurt për “manipulatorët e vegjël” të votës, ndërsa “peshqit e mëdhenj” votojnë në Parlament për ligjet që dënojnë të vegjlit.

NENI 327-A: VOTIMI MË SHUMË SE NJË HERË OSE PA U IDENTIFIKUAR:

“Votimi më shumë se një herë në të njëjtat zgjedhje, votimi për persona të tjerë, duke paraqitur dokumente identifikimi të rreme apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë dënohet me burgim nga një gjer në tre vjet.”

Lexo edhe: Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për 21 banorë dhe komisionerë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img