Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokuroria dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Valent Nallbati (Hetimi )

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinjerit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për fallsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011. Hetimi ndaj të pandehurve është zhvilluar fillimisht me masën e sigurimit “arrest në burg”, e cila u ndryshua nga Gjykata e Apelit në “detyrim për paraqitje”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, i cili nisi në bazë të informacioneve të mbërritura pranë saj, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Godina e Drejtorisë së Shëndetit Publik Devoll, është rikonsturktuar në mënyrë të plotë në vitin 2011, dhe mbikqyrës punimesh ka qënë pikërisht shtetasi Panajot Pilani. Pavarsisht këtij fakti, në momentin që ka marrë detyrën dhe në vazhdim shtetasi Valent Nallabati, ka kryer një sërë punimesh, rikonstruksioni në këtë godinë, nëpërmjet punonjësve të vetë këtij institucioni. Megjithse kjo godinë dhe ambientet e jashtme të saj janë të rregulluara më së miri, duke marrë dhe komplimenta nga banorët në rrjetin social “Facebook”, shtetasi Valent Nallbati, ka bërë kërkesën për çelje fondi dhe ka nisur një procedurë prokurimi, krejtësisht të panevojshme, për të kryer punime të cilat dukshëm janë të kryera. I pyetur si person nën hetim shtetasi Valent Nallbati, ka pretenduar se punimet që do të kryheshin nëpërmjet kësaj procedure prokurimi, janë të ndryshme nga ato që janë kryer më parë. Ky pretendim vjen në kundërshtim të hapur me provat e grumbulluara gjatë hetimit dhe me gjëndjen faktike të objektit në fjalë. Kështu referuar preventivit të përpiluar dhe process-verbalit të kqyrrjes së  objektit, rezulton se zërat e parashikuara në preventiv, janë të njëjta, me ato punime që janë të kryera në objekt dhe sipas specifikimeve të parashikuara. Më poshtë për ta bërë sa më të qartë, po marrim disa nga zërat më të dukshme të preventivit.

Kështu në preventiv dhe në formularin e propozimit të projektit, është parashikuar ndërtimi i një ambjent parkimi, garazh, me shtresë betoni, me profile metalike dhe me mbulesë plastike për të pasur një fuksion sa më praktik dhe me kosto të ulët (shih formularin e proposimit të projektit). Referuar Kqyrrjes së jashtme të këtij objekti ky ambjent parkimi, është I ndërtuar në mënyrë identike sikurse parashikohet në formularin e propozimit dhe në preventiv. Për sa I përket punimeve në murin rrethues, referuar preventivit formularit të propozimit të projektit, parashikohet muri guri 34.5 m, mur me blloqe beton 4.02 m. Referuar kqyrrjes së vëndit të ngjarjes, rezulton se të dy këto zëra janë të kryera dhe pasqyrohen në mënyrë të qartë nga kqyrrja e jashtme e objektit.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, parashikohet ndërtimi I kolonave në portën hyrëse dhe veshja e pllakave tranventine, duke I përshkruar në mënyrë të detajuar sikurse kanë qënë në objekt në momentin e hartimit të formularit dhe për më tepër ashtu sikurse janë edhe sot.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, është parashikuar vendosja e shtresave të pllakave dekorative në oborr dhe në lulishte, “pasi ato egzituese janë të dëmtuara”, relatohet  ë formularin e propozimit të projektit. Referuar kqyrrjes në vëndin e ngjarjes dhe pamjes me sy të lirë, këto pllaka, janë në gjëndje shumë të mirë, pa asnjë demtim dhe shumë të bukura nga ana estetike.

Referuar preventivit dhe formularit të propozimit të projektit, është parashikuar kryerja e punimeve dekorative, sistemim lulishte, duke parashikuar zërat përkatës të mbjelljes së pemëve, më konkretisht 8 pemë dekorative dhe 380 shkure dekorative. Referuar kqyrrjes së vëndit të ngjarjes dhe gjëndjes faktike, të gjitha këto janë të kryera, po ashtu edhe mbjellja e barit.

Po kështu referuar zërave të preventivit, konstatohet se janë parashikuar 8 kosha statikë, po aq sa edhe janë (në gjëndje shumë të mirë), 2 projektorë  (po aq sa janë të vendosur).  Parashikohet 7 shtylla dekorative me nga dy ndriçues fener, sikurse janë specifikuar, rezultojnë se janë në ambientet e jashtme. Parashikohen stola druri shlodhës, sikurse janë në objekt, etj.

Sa me sipër, u përmendën disa nga zërat e preventivit dhe formularit të propozimit, të cilët janë të dukshëm, lehtësisht të evidentueshëm dhe janë identike me specifikimet e përshkruara në preventivin e kësaj procedure prokurimi të zhvilluar. Gjithashtu edhe nëse I referohemi zërave të tjerë të preventivit, të gjitha këto punime “të parashikuar”, janë të kryera, madje disa prej tyre, po kryeheshin nga punonjësit e institucionit, pikërisht gjatë periudhës që zhvillohej procedura e prokurimit.

Duke ju referuar sa më sipër, rezulton e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se shtetasi Valent Nallbati, ka konsumuar elementët e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave”, (nga personi që e ka për detyrë) dhe “Shpërdorimit të Detyrës”, të parashikuar nga nenet 286/3 dhe 248 të K.Penal. Kjo pasi ka hartuar dokumenta tërësisht fiktive, me qëllim justifikimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit dhe ka urdhëruar në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr. 9643 dt 20.11.2006 (i ndryshuar) “Për Prokurimin Publik”, zhvillimin e procedurës së prokurimit me objekt “Rikonstruksion I brëndshëm dhe sistemim I Jashtëm I DSHP Devoll”

Gjithashtu duke ju referuar sa më sipër, rezulton e provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se

shtetasi Panajot Pilani, ka konsumuar elementët e veprës penale të “fallsifikimit të dokumentave”, (nga personi që e ka për detyrë) të parshikuar nga nenet 286/3 i K.Penal. Kjo pasi ka hartuar dokumenta tërësisht fiktive, me qëllim justifikimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit me objekt “Rikonstruksion I brëndshëm dhe sistemim I Jashtëm I DSHP Devoll”. Më konkretisht ai ka hartuar në bashkëpunim me shtetasin Valent Nallbati preventivin e kryerjes së pyunimeve  dhe specifikimet teknike të këtij prokurimi, me zëra punimesh të cilat janë të kryera “Fiks”, sikurse janë përshkruar në preventive dhe në specifikimet teknike. Gjithashtu ky shtetas, ka hartuar projektet përkatëse, ku ka shënuar edhe emrin e arkitektit Paqësor Kajmaku, megjithse ky I fundit nuk ka pasur aspak dijeni për këto projekte dhe për më tepër në vënd të tij ka nënshkruar vetë shtetasi Panajot Pilani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu