Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Prokuroria dërgon për gjykim ish efektivin e poliscisë, si falsifikoi kallëzimin për dhunë të një gruaje ndaj kunatit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit Arben Deda, ish-efektiv policie, akuzuar për “fallsifikim dokumentash” dhe Asqeri Gjojdeshi, i akuzuar për “dhunë në familje”, pasi nga hetimi ka rezultuar se efektivi Deda ka fallsifikuar kallëzimin e shtetases B.Gj, e cila akuzonte kunatin e saj, Gjojdeshi, për dhunë.

Prokuroria ka nisur hetimin pasi ankimit që e dëmtuara B.GJ. ka dorëzuar në Shërbimin për Çështje të Brendshme dhe Administrative kundër oficerit të policisë Arben Deda, i cili ka fallsifikuar deklarimet e saj kundër kunatit, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj saj, nga e cila kishte pasoja të rënda dhe të dukshme.

“Në datë 17.02.2015, shtetasja B.GJ. kallëzon para oficerit të Policinë e Fierit, Arben Deda shtetasin Asqeri Gjodeshi që është kunati i saj, se, për shkak të konflikteve familjare, e ka goditur rëndë me shkop të trashë në të gjithë pjesët e trupit, përfshirë edhe në kokë, duke i lënë hematoma të shumta. Ndërkohë, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë Deda për këtë rast, shkruhet se “…e dëmtuara deklaron se ka pasur konflikt verbal me kunatin e saj dhe, në ikje e sipër është rrëzuar duke dëmtuar gjurin…”. Pra, në aktin e përpiluar nga oficeri i policisë janë shmangur me dashje të dhënat reale, si edhe nuk janë shënuar deklarimet e plota të të dëmtuarës, duke shfrytëzuar ndoshta faktin e nivelit të ulët arsimor të saj”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Pas kallëzimit, e dëmtuara B.GJ., ka kryer ekspertizën mjeko-ligjore, në bazë të të cilës evidentohen qartë shenjat e dhunës në pjesë të ndryshme të trupit dhe të kokës.

Në këto kushte, ndaj oficerit Arben Deda, në fillim të hetimeve, është vendosur nga gjykata masa “pezullim nga detyra”. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit e akuzon oficerin Deda për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”. Ndërsa shtetasin Astrit Gjojdeshi për veprën penale të “dhunës në familje”. 

Më shumë




spot_img








spot_img