Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokuroria çon në burg 8 numëruesit e Elbasanit, falsifikuan rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit (DOKUMENTI)

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria çon në burg 8 numëruesit e Elbasanit, falsifikuan

Tetë numëruesit e zgjedhjeve të 25 prillit, Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Oltjon Barjami, Eduart Zito Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhë Olgert Alla akuzohen nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”.

Referuar materialit të Prokurorisë, bëhet me dije se këta shtetas në cilësinë e numëruesve që kanë numëruar votat për këto qendra, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të vogël votash për një apo më shumë kandidatë të subjekteve zgjedhore.

Po ashtu, tetë numëruesit e QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53, Qarku Elbasan, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

"Në këtë mënyrë rezultati i qendrës së votimit për kandidatët e listave shumemërore të subjekteve nuk pasqyron rezultatin real të cilët zgjedhësit e këtyre qendrave kanë shprehur nëpërmjet votimit, duke favorizuar një apo më shumë kandidatë të listave shumemërore të subjekteve zgjedhorë.

Në këto kushte KQZ ka vendosur të bëj kallëzim penal ndaj shtetasve të sipërcituar me detyrë anëtarë të Grupeve të numërimit, pasi ka indicie se personat kanë konsumuar elementë të veprës penale të parashikuar nga neni 326 i Kodi Penal", thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Prokuroria e Elbasanit vlerëson se autorët e kësaj vepre penale paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore, sepse kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohë që kanë qenë vetë ata që kanë pranuar detyrën e administratorit të zgjedhjeve në rolin e numëruesit të votave.

Në këto kushte organi procedues çmon se, ndaj tyre duhet të caktohet si masës sigurimi me karakter shtërngues ajo e “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj çështjeje .

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese