Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Prokuroria bullgare jep informacion, por thellohet misteri: Një nga personat e mbijetuar është zhdukur; zbulon shkakun e aksidentit

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendës-kryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov ka dhënë informacion në lidhje me aksidentin tragjik që u shënua dy ditë më parë në Bullgari, ku një autobus i maqedonisë me shqiptarë pësoi aksident.

ZV.prokurori është shprehur se nga aksidenti janë shkaktuar 44 viktima dhe jo 45 që u raportua në media. Ai ka sqaruar se 8 persona kanë shpëtuar, por që në spital kanë shkuar 7 ndërsa një nuk gjendet.

Dyshohet se personi që nuk gjendet kur ka ndodhur ngjarja ka zbritur nga autobusi dhe ka hipur në një mjet tjetër.

Në lidhje me shkakun e aksidentit Sarafov tha se mendohet të jetë shkaktuar nga gabim njerëzor.

“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

“Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se janë shpëtuar tetë persona, jo shtatë. Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar”, ka thënë prokurorja Sijka Mileva.

Në lidhje me karburanin që u tha se kishte në autobus zv. prokurori e hodhi poshtë duke thënë “ka pasur informacione se në autobus po transportoheshin derivate të karburanteve, benzinë dhe dizel dhe se ato mund të kenë qenë shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Kjo pistë është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazuar. Tre bidonë u gjetën në vend, që përmbanin vetëm mbetje vaji, pra nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Kjo nënkupton se zjarri nuk është shkaktuar nga karburanti”.

Kujtojmë që dy ditë më parë në orën 02:00 një autobus i maqedonisë me shqiptarë humbi kontrollin dhe u përplas anës rrugës dhe më pas shpërtheu në flakë duke shkaktuar 44 viktima, mes tyre edhe shumë fëmijë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img