Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës: Të kthehet në burg Jehon Breçani! I këputi këmbën me makinë 23 vjeçares në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Prokuroria apelon vendimin e Gjykatës: Të kthehet në burg Jehon

Prokuroria e Tiranës kërkon që të kthehet në burg Jehon Breçani, djali 19 vjeçar i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani, i cili pak kohë më parë aksidentoi një vajzë 23 vjeçare me makinë dhe për pasojë i këputi këmbën.

Të premten, Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia të riun që lëvizte me Mercedes dhe e ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas raportimeve, 19 vjeçari kishte marrë dhe vetë dëmtime nga aksidenti.

Ndërkohë, vajza Xhesina Gega që ai aksidentoi me makinë, fatkeqësisht humbi njërën këmbë.

Lajmi për daljen nga qelia të Jehon Breçanit u bë me dije vetëm mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se, organi i akuzës së kryeqytetit ka kërkuar që 19 vjeçari të rikthehet në burg.

Sipas Prokurorisë, personi i vënë nën hetim (Jehon Breçani) nuk ka zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për pasojë i ka shkaktuar dëmtime të rënda 23 vjeçares Xhesina Gega. Kjo shtetase, thotë Prokuroria, ka humbur njërën nga gjymtyrët e poshtme.

Për mediat, Xhesina Gega ka thënë se e mbante mend gjithë skenën e ngjarjes dhe në asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen. “Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” është shprehur ajo.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte 19 vjeçari, mjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara vajzën e re, është përplasur me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll