Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
75 %
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
39 °
Pre
40 °
E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Prokurori Olsjan Çela takon delegacionin e OSBE/ODIHR, pikat kyçe të diskutimit mbi zgjedhjet e 25 prillit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela ka pritur sot në takim ambasadoren Urzula Gacek, shefe e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Në këtë takim dypalësh delegacioni i OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorise në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimit të ligjit: “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

albsig

Një tjetër pikë diskutimi ishte ndihma që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Përgjithshëm takon shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri

Tiranë, 12 prill 2021.  Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Olsian Çela priti sot në një takim shefen e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Ambasadoren Urszula Gacek. Delegacioni I OSBE/ODIHR-it u njoh me rolin e prokurorise në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ecurinë e procesit të zbatimin e ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksionet publike” dhe hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Në takim u diskutua edhe mbi ndihmën që mund të ofrojë Prokuroria e Përgjithshme në funksion të përmbushjes së misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it, koordinimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e informacioneve përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore.

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm në datë 31 mars 2021 nxorri udhëzimin e përgjithshëm “Për disa ndryshime e shtesa në udhëzimin e përgjithshëm Nr.3, dt. 21.06.2019 “Mbi masat administrative dhe procedurale në prokuroritë me juridiksion të përgjithshëm në periudhën para dhe pas zgjedhore”, shpërndarë të gjitha prokurorive.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img