Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Prokurori i Vlorës nesër në vetting, Alfred Sali ka deklaruar mbi 80 milionë lekë të fituara nga lojërat e fatit

Lajme të ngjashëm

Prokurori Vlorës Alfred Sali do të përballet të mërkurën më 20 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës. Prej vitit 2011, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Alfred Sali nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria e tij familjare kapte vlerën e 4.1 milionë lekëve.

Ai zotëron likujditete bankare prej 1.6 milionë lekësh, kursime në cash prej 1 milion lekësh si dhe një automjet me vlerë 400 mijë lekë. Sali deklaron gjithashtu një huadhënie prej gati 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.1 milionë lekë, nga të cilat 54% burojnë nga paga e subjektit të rivlerësimit, 5% nga paga e bashkëshortes dhe gati 41% kanë burime të ndryshme, mes së cilave dhe lojërat e fatit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një huadhënie si dhe një vlerë të konsiderueshme të deklaruar me burim nga lojërat e fatit.

Në deklaratën Para Fillimit të Detyrës, subjekti Alfred Sali deklaron pjesë takuese në 26% të një apartamenti banimi, për të cilin nuk jep vlerë aseti. Ndërsa në vitin 2013, ai deklaron huadhënie në vlerë 1,000,000 lekë familjarëve për hapjen e një aktiviteti tregtar.

Në vitin 2014, subjekti deklaron të ardhura prej 79,027 Euro të fituara nga lojërat e fatit.


Më shumë