Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
52 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
13 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Prokurori i ri, LSI sulmon Donald Lu: Të huajt nuk mund të sillen si pushtues

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata është tensionuar në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe opozita ka braktisur gjithçka duke lënë vetëm mazhorancën në dikutimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Mazhoranca propozon zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm  ndërsa opozita e shikon këtë si kapje të drejtësisë. Për çështjen ka reaguar edhe ambasadori Donald Lu i cili tha se Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS sipas të cilëve kryeprokurori zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili del hapur kundër LU dhe thotë se të huajt nuk mund të sillen si pushtues.

“Të huajt cilido qofshin nuk mund të sillen si pushtues dhe të bekojnë kapjen e drejtësisë nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetëm një kushtetutë, dhe as kuvendi dhe asnjë mision i huaj nuk kanë as me të voglën mundësi ta tjetërsojnë dhe interpretojnë pasi kushtetuta nuk jua jep këtë të drejtë”, shkruan Vasili në reagimin e tij.

REAGIMI I PLOTË I PETRIT VASILIT:

Kanabizohet reforma ne drejtesi.

Thirrjet per konsensus te nates se fundit jane shume te vonuara dhe sherbejne vetem si alibi e kapjes se drejtesise.

Zbatimi i reformes ne drejtesi ka hyre ne rrugen shume te rrezikshme te antikushtetutshmerise dhe antiligjit, qe demonton shtetin e se drejtes dhe instalon nje pushtet te kriminalizuar te antiligjit.

Reforma ne drejtesi eshte e qarte,e zeza mbi te bardhe,ne kushtetuten e miratuar me 140 vota ne Kuvendin e Shqiperise dhe duhet zbatuar pa levizur asnje presje.

Cdo devijim nga kushtetuta rrenon reformen ne drejtesi e kthen ate ne nje antireforme dhe provon qarte kapjen nga kryeministri dhe qeveria.

Te huajt cilido qofshin nuk mund te sillen si pushtues dhe te bekojne kapjen e drejtesise nga kanabisi i kryeministrit.

Ka vetem nje kushtetute, dhe as kuvendi dhe asnje mision i huaj nuk kane as me te voglen mundesi ta tjetersojne dhe interpretojne pasi kushtetuta nuk jua jep kete te drejte.

Shqiperia eshte republike kushtetuese dhe jo republike e kanabisit.

Po,kryeministri, qeveria dhe kushdo tjeter…..qe kerkon te shkelet kushtetuta eshte si ata.

Më shumë




spot_img








spot_img