Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prokurori i Përmetit u kërcënua me fishek në dritare e zyrës, reagon Meta: Një ngjarje e rëndë, nevojitet hetim i shpejtë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet, Asllan Bajrami është kërcënuar, pasi në dritarën e zyrës ka gjetur një fishek.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar presidenri Ilir Meta. Me anë të  një postimi ne rrjetet sociale, Meta shkruaj se kërcënimi në krye të detyrës është ngjarje e rëndë dhe e dënueshme.

Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan se duhet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit.

“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.

Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.

Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike,” shkruan Meta.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img