Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka dhënë dakordësinë e tij për hartën e re gjyqësore, e cila u hartua pak ditë më parë nga KLGJ.
Bëëhet me dije se në letërnë dërguar ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerësojnë frymën e këtij bashkërendimi dhe koordinimi ndërinstitucional, në përballje me nevojat për të lehtësuar rritjen e ngarkesës dhe mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të reduktuar. Sipas Çelës, hartimi i hartës së re gjyësore është një nevojë emergjente.
“E vlerësojmë si nevojë emergjente për përmirësimin e funksionalitetit, eficencës dhe efektivitetit në sistemin e prokurorisë”, shkruhet në letër.
Theksojmë se kjo vjen në një kohë kur harta e re gjyqësore është kundërshtuar nga dhoma e avokatëve në vend, si dhe qindra avokatë kanë bojotuar pa afat seancat gjyqësore.
