Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prokurori i Korçës, Edmond Shytko del nesër në vetting

Shkruar nga Newsbomb
Prokurori i Korçës, Edmond Shytko del nesër në vetting

Prokurori Edmond Shytko i Prokurorisë së Korçës do të përballet të premten më 23 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Edmond Shytko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Korçë. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Edmond Shytko deklaronte pasuri me vlerë 2.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria familjare kap vlerën e 14.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.1 milionë lekë, automjet me vlerë 1.1 milion lekë, kursime në cash prej 600 mijë lekësh dhe likujditete bankare prej 38 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 25.5 milionë lekë, nga të cilat 58% kanë si burim pagën e subjektit dhe 35% pagën e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” që lidhen me huatë e marra nga familjarët dhe të ardhura të siguruara nga puna part-time në Shtetet e Bashkuara.

Subjekti Edmond Shytko në deklarimin e vitit 2009 deklaron shtëpi banimi 54.5m2 në Pogradec me vlerë 2.5 milionë lekë, e fituar me kontratë dhurimi nga kunati.

Në vitin 2012 deklarohet blerje e shtëpi banimi me sip. 91.88m2 në Tiranë, blerë me dt 5.7.2012 me çmim 8,450,000 lekë. Burimi i financimit janë 2,200,000 lekë nga kursimet familjare dhe 6,250,000 huamarrje nga kunati, vëllai dhe kunata e subjektit.

Në vitin 2016, subjekti dhe bashkëshortja kanë deklaruar 11,800 dollarë të ardhura të përfituara nga puna part -time në ShBA gjatë periudhës së lejes së zakonshme 10.04.2016-23.04.2016 në të njëjtën kompani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.