Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
65 %
1.5kmh
75 %
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
30 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj del sot në VETTING, 259 milion lek kredi ndër vite (SKEDA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

36cec145c776848e0b068b0fd2b088e5

Prokurori i Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj do të përballet të enjten më 24 dhjetor (sot) me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Lulzim Hamitaj dhe Pamela Qirko.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, prokurori Pelivan Malaj deklaronte pasuri me vlerë 10 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Z. Malaj kap vlerën e 14.5 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare ndahet në 10 milionë lekë pasuri të patundshme, automjete me vlerë 2 milionë lekë, kursime në cash prej 1 milionë lekësh dhe likujditete bankare prej 500 mijë lekësh. Z. Malaj deklaron prej vitit 2003 edhe huadhënie në vlerën e 1 milion lekëve.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 52.2 milionë lekë, nga të cilat rreth 36% burojnë nga paga për shkak të funksionit të prokurorit, 24% nga pagat e familjarëve dhe 29% nga të ardhurat e djalit nga avokatia. Të ardhurat e siguruara nga shitblerja e pasurive janë 3.8% dhe të ardhurat nga mësimdhënia 1.5% e totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Pelivan Malaj në vitin 2005 ka deklaruar një kredi bankare në vlerën e 25 mijë eurove, pa deklaruar se cili është objekti i kësaj kredie. Nga deklarata e vitit 2016, kuptohet se kredia e vitit 2005 është përdorur për blerjen e një apartamenti në vlerën e 45 mijë eurove, i cili është shitur në vitin 2016 për 7.5 milionë lekë.

Pas rillogaritjes së vitit 2005, rezultoi se subjekti ka pasur mungesë burimesh për blerjen e apartamentit në vlerën e 1.3 milionë lekëve.

BIRN identifikoi gjithashtu si “flamuj të kuq” huadhënien prej 1 milionë lekësh në vitin 2003 dhënë vëllezërve dhe kunatës, e cila nuk deklarohet të jetë shlyer deri në vitin 2017.

Gjithashtu ndër vite, subjekti dhe familjarët e tij kanë marrë kredi të shpeshta në institucionet bankare dhe jobankare në shumën totale prej 25.9 milionë lekësh.

Pelivan-Malaj-skeda.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img