Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Prokurori i 21 janarit përballë vetingut, KPK shkarkon Adriatik Camën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Adriatik Cama.

Sipas KPK, Cama nuk justifikon pasurinë e tij. Prokurori i Tiranës u përball me akuzat për burime të pamjaftueshme dhe deklarata kontradiktore të pasurisë, përfshirje në korrupsion dhe kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Cama hodhi poshtë akuzat dhe kërkoi që ta lejonin të vazhdonte detyrën.

Cama, prej disa vitesh ushtron veprimtarinë e tij si prokuror në Tiranë, duke qënë pjesë e hetimit në disa çështje të nxehta dhe të dështuara si ajo e dosjes 21 janari, mosdënimi i Mark Frrokut për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë dhe cështje të tjera hetimore. Cama ka shërbyer dhe në qytetin e Lushnjës, ku ka hetuar disa nga anëtarët e bandës së Lushnjës, hetime këto që nuk kanë sjellë rezultat. 

 Trupa gjyqësore drejtohej në këtë proces nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Suela Zhegu. Prokurori Cama, i pranishëm dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat i cilësoi të padrejta rezulatet e hetimit administrative kundër tij.

Përsa i përket kriterit të pasurisë, relatorja Qirko vlerësoi se subjekti kishte deklarim të pasaktë dhe kontradiktor për apartamentin me sipërfaqe 76 metra katrorë, të shlyer plotësisht në vitin 2003. Në deklaratën e vitit 2003, subjekti e kishte deklaruar këtë pronë me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në deklaratën “Veting” 3.4 milionë lekë. Relatorja e çështjes tha se kontrata e blerjes së apartamentit nuk përputhej me asnjërin prej deklarimeve dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradita që sipas saj “cenojnë rëndë figurën e prokurorit”.

Një problem tjetër i evidentuar është blerja e një pasurie të shënuar “ish-parkim garazh” në deklaratë dhe “dyqan” në kontratën e shit-blerjes.  Sipas Komisionit, prokurori Cama nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Komisioni ka evidentuar gjithashtu burime të pamjaftueshme për blerjen e një makine, mosdeklarimin e një llogarie bankare dhe kreditimin e llogarisë së tij dhe të bashkëshortes në shuma të ndryshme nga persona të afërm përgjatë 10 viteve.

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img